Advertisement

Protesta e të rinjve është shtrirë edhe në Lezhë, ku gjimnazistë dhe të rinj janë mbledhur për t’iu bashkuar reagimit të studentëve që prej katër ditësh protestojnë në Tiranë.

Protestuesit kanë shkuar në oborret e gjimnazeve “Hydajet Lezha” dhe “Kolin Gjoka”, ku u kanë bërë thirrje nxënësve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen protestës.

Reklame

Kjo është hera e parë që protesta zhvendoset edhe në rrugët e Lezhës. Gjatë tubimit, në qendër të qytetit është ndezur zjarr dhe janë hedhur kapsolla.

Në terren ndodhet edhe Policia, e cila po monitoron situatën për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të tensioneve. Masat vijnë pas incidenteve të regjistruara një ditë më parë në disa qytete të vendit.

Protesta në Lezhë shënon një tjetër zhvillim në përhapjen e reagimit të të rinjve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse thirrjet për bojkot do të sjellin pjesëmarrje më të gjerë të gjimnazistëve.

Lexo edhe

Zhupa denoncon: Policë civilë në Qytetin Studenti, akuzon për skenar frikësimi ndaj studentëve

Protestat e gjimnazistëve përhapen në vend/ Bojkot mësimi në Lezhë e Kamëz, në Fier shtohen masat e sigurisë

Reklame