Advertisement

Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa protestuesit janë zhvendosur drejt zonës së Qytetit Studenti, ku raportohet për thyerje të xhamave të konvikteve.

Incidenti vjen në ditën e tretë radhazi të demonstratave kundër qeverisë, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Reklame

Gjatë protestës së sotme, në disa zona të kryeqytetit janë raportuar dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe vatra zjarri. Për shpërndarjen e turmave, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe automjetin ujëhedhës.

Zhvendosja e protestuesve drejt Qytetit Studenti dhe raportimet për dëmtimin e konvikteve shtojnë tensionet në kryeqytet, ndërsa situata vijon të jetë e paqartë.

Rrethanat e incidentit dhe përmasat e dëmeve në konvikte mbeten për t’u konfirmuar nga autoritetet.

lexo edhe

Hita paralajmëron protestuesit: “Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen me dobësinë”, 71 policë të plagosur

Shpërthim me eksploziv në Shkodër, tritol në derën e banesës së policit të kriminalistikës (EMRI)

Reklame