Advertisement

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e cila nisi rreth orës 12:30, në një ditë të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama u ka përcjellë ministrave qëndrimin e tij lidhur me protestën e studentëve, duke deklaruar se personat e përfshirë në akte dhune nuk janë studentë.

Reklame

Ndërkohë, për protestuesit e tjerë, të cilët i konsideron studentë, kreu i qeverisë ka kërkuar që të dëgjohen dhe shqetësimet e tyre të merren në konsideratë.

Qëndrimi i Ramës vjen pas përshkallëzimit të situatës para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit shkulën kangjellat metalike dhe sinjalistikën rrugore, si dhe hodhën sende të forta në drejtim të forcave të policisë.

Protesta ka hyrë në ditën e dytë, ndërsa tensionet në kryeqytet kanë shoqëruar zhvillimet e fundit dhe reagimet ndaj mënyrës së menaxhimit të demonstratës nga policia.

Një ditë më parë, sipas të dhënave të raportuara, 23 protestues u shoqëruan në polici, ndërsa shtatë persona morën trajtim mjekësor në spital.

Demonstruesit vijojnë të kërkojnë që shqetësimet e tyre të dëgjohen, ndërsa mbetet për t’u parë nëse qëndrimi i kryeministrit do të pasohet nga një dialog konkret me studentët.

Lexo edhe

Protesta studentore, reagon delegacioni i BE në Tiranë: Policia të veprojë në mënyrë proporcionale

Protesta studentore, reagon delegacioni i BE në Tiranë: Policia të veprojë në mënyrë proporcionale

Reklame