Advertisement

Valës së protestave në Tiranë i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, të cilët kanë braktisur procesin mësimor për t’iu bashkuar lëvizjes qytetare.

Përfshirja e studentëve të Filologjikut vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet po zgjerohen, pas bojkotit të mësimit nga gjimnazistët e “Partizanit” dhe studentët e Mjekësisë.

Reklame

Protestat vijojnë pas tensioneve të së martës, kur përplasjet mes policisë dhe protestuesve u shoqëruan me persona të lënduar, arrestime dhe procedime penale.

Bashkimi i studentëve nga fakultete dhe shkolla të ndryshme i jep një tjetër dimension protestës, ndërsa në Tiranë vijojnë tubimet dhe marshimet në disa zona të qytetit.

Pritet të shihet nëse studentët e Filologjikut do t’i bashkohen marshimeve drejt qendrës së kryeqytetit dhe cilat do të jenë zhvillimet e mëtejshme të protestës.

Lexo edhe

Bilanci pas protestës: 6 persona vijojnë trajtimin në Traumë, një protestues do të operohet

Protesta zgjerohet në Tiranë. Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, marshojnë drejt qendrës

Reklame