Protestat në Tiranë janë zgjeruar këtë të mërkurë, teksa pas gjimnazistëve të “Partizanit”, edhe studentët e Mjekësisë i janë bashkuar lëvizjes qytetare, duke bojkotuar procesin mësimor.
Studentët janë mbledhur në rrugë dhe kanë nisur marshimin në kryeqytet. Pasi kanë kaluar pranë zonës së njohur si “Medreseja”, ata janë drejtuar drejt qendrës së Tiranës.
Përfshirja e studentëve të Mjekësisë vjen pas protestave të gjimnazistëve dhe tubimit të zhvilluar një ditë më parë, i cili u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Ngjarjet e së martës u shoqëruan me shoqërime dhe arrestime nga policia. Sipas bilancit të raportuar, 16 persona janë arrestuar dhe 49 të tjerë janë proceduar.
Protestat vijojnë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse marshimi i studentëve drejt qendrës do të shoqërohet me tubime të tjera apo me ndërprerje të qarkullimit rrugor.
Lexo edhe
Bilanci pas protestës: 6 persona vijojnë trajtimin në Traumë, një protestues do të operohet













