Advertisement

Një ditë pasi siguroi 85 votat në Kuvend për miratimin e Reformës Territoriale, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me një mesazh që duket se e ka për të vetët.

Në sfondin e videos shfaqet një luan, ndërsa mesazhi përqendrohet te ideja se jo të gjithë ata që qëndrojnë pranë një personi janë të destinuar të ecin me të deri në fund.

Reklame

“I kërkova zotit dashuri. Ai largoi njerëzit nga jeta ime. I hutuar, e pyeta, pse? Sepse jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty  Nuk do të lejoj kurrë një njerëzit e gabuar të të pengojnë të përmbushësh qëllimin që kam për ty”, thuhet ne mesazhin e Rames.

Mesazhi i publikuar nga Rama: 

I kërkova zotit dashuri. Ai largoi njerëzit nga jeta ime. I hutuar, e pyeta, pse? Sepse jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty  Nuk do të lejoj kurrë një njerëzit e gabuar të të pengojnë të përmbushësh qëllimin që kam për ty

I kërkova paqe, ai lëshoi stuhi. Mes lotësh, e pyeta: Pse? Sepse paqja nuk është mungesa e stuhive, por forca për të qëndruar i palëkundur kur tërbohen stuhitë.

I kërkova forcë. Ai më ngarkoi barra mbi shpinë. I zhgënjyer, e pyeta: Pse? Forca nuk të dhurohet, ajo ndërtohet, ashtu si hekuri që kalitet në zjarr dhe merr formë nën goditjet e çekiçit. Karakteri yt formohet përmes asaj që ti përballon.

I kërkova një rrugë më të lehtë. Ai vuri një mal përpara meje. I rraskapitur, pëshpërita: Pse? Sepse këmbët bëhen më të forta duke u ngjitur, jo duke qëndruar në vend.

Atëherë e kuptova. Zoti nuk po i shpërfillte lutjet e mia. Ai po u përgjigje atyre ndryshe nga ç’prisja unë. Ai nuk po ma bënte jetën më të lehtë, po më bënte mua më të fortë.

Nuk mora jetën që kërkoja. Mora jetën që më përgatiste për çfarë më priste. Sepse rehatia rrallë na ndryshon. Hekurin e kalit zjarri, sprovat kalisin besimin. Duroje zjarrin. Zoti vazhdon të të japë formë.

 

Lexo edhe

“Rama është ligji? 85 vota në Kuvend dhe mesazhi sfidues për kundërshtarët: “Nuk bëhen hesape pa hanxhinë”

Për kë punon kjo qeveri? Rama kalon reformën territoriale, por qytetarët nuk e duan

Reklame