Advertisement

Gjatë fjalës së tij, Bardhi deklaroi se kjo ishte interpelanca e 11-të që, sipas tij, mazhoranca refuzon ta zhvillojë me praninë e kryeministrit në Kuvend.

Ai kërkoi që Rama të ishte në Kuvend për të dhënë llogari, ndër të tjera, për çështje që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij dhe për propozimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH.

Reklame

Në replikën me kreun e grupit socialist, Taulant Balla, Bardhi e zhvendosi debatin edhe te Belinda Balluku dhe qëndrimi i mazhorancës ndaj SPAK.

Ai akuzoi socialistët se kanë mbështetur Ballukun në një moment kur, sipas tij, duhej të përballonte kërkesën për heqjen e imunitetit.

“Të ndalet menjëherë dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë kësaj godine. Është e papranueshme që qytetarëve t’i mohohet e drejta për të protestuar. Le të ndalin menjëherë shkeljen e ligjit dhe t’i garantojnë qytetarëve të drejtën për protestë paqësorë.

Duhet të dëgjoni zërin e qytetarëve që protestojnë dhe ato qytetarëve nga zonat tuaja elektorale që ju kërkojnë të mos votoni hartën. Është e papranueshme që ne rrimë këtu brenda për të përmbushur detyrën tonë , ndërsa qytetarët pengohen në ushtrimin e të drejtës Kushtetuese.

Kur dëgjova Ballën se tha mbështesim Prokurorinë e Posaçme, por duhet të kujtojë kur i dolët kundër SPAK për të mbrojtur një të korruptuar ku e sollët zvarrë nga palestra për të votuar reformën Territoriale, Mos i dil për zot vilave të Belindës, nga Dhërmiu, në Itali e Vjenë.

Mos na bëj leksione këtu. Ju jeni palë, por shumë nga kolegë tanë nuk  janë palë, sepse nuk janë ekipi i Ergys Agasit… T’i the nuk mund të kërkojmë llogari për këtë çështje sepse jemi palë, por Kuvendi i Shqipërisë dhe shumica nuk janë palë. Kjo është interpelanca e 11 që refuzoni të sillni këtu Kryeministrin e Shqipërisë. Është një turp”, tha ndër të tjera Bardhi.

Lexo edhe

76 vota kundër/ Mazhoranca rrëzon mocionin e PD për Vlora Hysenin, protesta jashtë Kuvendit

Rama është çmendur, Berisha: Po i kap deputetët me “libër shtëpie” nga frika se nuk votojnë reformën

Reklame