Advertisement

Enno Bozdo ka denoncuar sot për mediat projektligjin e qeverisë për krijimin e rezervës së sigurisë së karburanteve, duke kundërshtuar mënyrën e financimit dhe procedurat e parashikuara për blerjen e naftës.

Ai deklaroi se krijimi i rezervës është detyrim i Shqipërisë ndaj Bashkimit Evropian, por financimi i saj nga qytetarët është zgjedhje e qeverisë. Bozdo akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama për deklarata të pavërteta lidhur me ekzistencën e rezervave të naftës në vend.

Reklame

Në përfundim, Bozdo ngriti shqetësimin për mënyrën e menaxhimit të rezervës dhe kostot që, sipas tij, do të përballohen nga qytetarët.

DEKLARATA

Rreth 70% më e lartë se në vendet e rajonit. Gjithsesi, ky projektligj është detyrim i Shqipërisë ndaj Bashkimit Evropian. Sepse Shqipëria ka detyrimin, ashtu si çdo vend tjetër i Bashkimit Evropian, të ketë një rezervë karburantesh të gatshme për të përmbushur nevojat bazike të ekonomisë dhe popullatës në situata emergjence, luftërash apo krizash botërore.

Por sot Shqipëria praktikisht është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka një rezervë të tillë dhe as institucionet përgjegjëse për të. Të gjitha deklaratat e mëparshme të kryeministrit Rama dhe ministrit të energjisë që Shqipëria ka rezervë nafte janë të pavërteta dhe tentojnë të fshehin gjendjen shumë të rëndë të situatës në këtë sektor kaq të rëndësishëm për sigurinë kombëtare dhe detyrimet tona ndaj Bashkimit Evropian. Por le të kthehemi tek thelbi i çështjes. Në projektligjin e paraqitur nga qeveria që synon ngritjen e rezervës së sigurisë së karburanteve, barrën e financimit do ta mbajë përsëri konsumatori.

Pra, rezerva do të krijohet, ajo do të kërkojë rreth 300 deri në 350 milionë euro, dhe barra për të do t’i bjerë përsëri çdo shqiptari. Dhe kjo zgjedhje nuk është detyrim që vjen nga ndonjë direktivë e Bashkimit Evropian. Aspak. Kjo zgjedhje është vullnet i pastër e i plotë i qeverisë shqiptare. Sikur të mos mjaftonte fakti se paguajnë naftën dhe karburantin më të shtrenjtë në Evropë dhe ndër më të shtrenjtat në botë, qeveria ka zgjedhur të na taksojë përsëri dhe me lekët tona të ndërtojë atë që e ka detyrim të sajën dhe për të cilin mbledh shumë më tepër taksa nga çfarë meriton. Por ka edhe më. Të gjitha procedurat e blerjeve të karburantit, qeveria ka zgjedhur t’i bëjë të drejtpërdrejta, në tavolinë. Në shmangje të qëllimtë të ligjit për prokurimin publik.

Pra, ndërtimi i një rezerve nafte që do të kushtojë nga 300 deri në 350 milionë euro, do të bëhet me lidhje të drejtpërdrejtë të kontratave. Qartazi ky model është shkelje ligjore, është kundër interesit publik, por është zgjedhje e drejtpërdrejtë e qeverisë shqiptare, e mbi të gjitha e Edi Ramës. Dhe nuk mbaron këtu. Projektligji parashikon që kompania e cila do të menaxhojë këtë rezervë me rreth 350 milionë euro, në rast krize, të jetë private, fshehur nën emrin.

Lexo edhe

Çmimi i naftës, Bozdo: Situata është emergjente, qeveria të ndërhyjë me lehtësira fiskale

Skandali me kompanitë si modeli i KAYO-s/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

Reklame