Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, menjëherë pas kthimit nga vizita në Kombet e Bashkuara.
Njoftimi është bërë për mediat, ndërsa ora e saktë e adresimit nuk është përcaktuar ende.
Reklame
Sipas njoftimit, nisja e Ramës nga aeroporti JFK në Nju Jork mbetet e pakonfirmuar për shkak të motit të keq. Ora e adresimit do të bëhet e ditur gjatë paradites së nesërme.
Rama ndodhet në SHBA prej ditësh për aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe takime të tjera.
Çfarë mesazhi do të ketë kryeministri për shqiptarët?
Lexo edhe
Rama në OKB për “Revolucionin Flamingo”: Frika u kthye në zemëratë dhe trillimi në realitet politik
Reklame














