Erion Veliaj nuk ka humbur kohë edhe nga paraburgimi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vijuar të ushtrojë kompetencat e tij përmes firmosjes së disa vendimeve administrative, ndërsa Bashkia ka bërë publike edhe disa prej akteve të miratuara së fundmi.
Sipas Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka pranuar dorëheqjet e tre zyrtarëve të rëndësishëm të administratës vendore: zv.kryetares Anuela Ristani, Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Beshku.
Por ndryshimet në kupolën drejtuese nuk janë vendimi i vetëm që Veliaj ka firmosur nga IEVP Durrës.
Firmos listëpagesat
Bashkia e Tiranës bën me dije se Veliaj ka firmosur të gjitha listëpagesat që i kanë mbërritur në IEVP Durrës.
Sipas institucionit, dokumentet janë firmosur brenda orarit që kanë mbërritur për miratim.
Miraton fonde shtesë për çerdhet dhe kopshtet
Një tjetër vendim lidhet me arsimin parashkollor në kryeqytet.
Sipas Bashkisë, Veliaj ka miratuar nga IEVP Durrës shtesë fondesh për çerdhet dhe kopshtet e Tiranës.
Në njoftimin e Bashkisë nuk bëhet e ditur shuma konkrete e fondeve të miratuara.
Abonete falas për pensionistët
Në listën e vendimeve të miratuara nga Veliaj është edhe ai për transportin publik.
Bashkia njofton se kryetari ka miratuar abonete falas të transportit publik për pensionistët e Tiranës.
Vendimi vjen ndërsa Veliaj ndodhet në paraburgim dhe, sipas Bashkisë, vijon të ushtrojë kompetencat administrative përmes firmosjes së akteve që i dërgohen për miratim.
Lëvizje në drejtimin e Bashkisë
Ndërkohë, pranimi i dorëheqjeve të Anuela Ristanit, Eldi Hoxhës dhe shefes së Kabinetit, Beshku, sjell ndryshime në strukturën drejtuese të Bashkisë së Tiranës.
Në këtë situatë, administrata e Bashkisë vijon funksionimin institucional, ndërsa Veliaj, pavarësisht qëndrimit në paraburgim, vazhdon të firmosë vendime që lidhen me administrimin e qytetit.
Lexo edhe:
Tërmeti në Bashkinë e Tiranës: Pas Ristanit jep dorëheqjen edhe Eldi Hoxha, Veliaj rikthen Dokushin
Veliaj i hoqi delegimin Anuela Ristanit, Alban Dokushi merr drejtimin e Bashkisë së Tiranës















