Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në qarkun e Korçës.

Sipas raportimeve, Luigj Vathi është emëruar në postin e drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Korçë. Vathi ka mbajtur më herët detyrën e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Reklame

Në këtë post zëvendëson Gëzim Zhupajn, i cili e drejtonte Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Korçë prej rreth dy vitesh.

Zhupaj është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku pritet të ushtrojë detyrën e shefit të sektorit.

Ndryshimi vjen në një periudhë kur strukturat e Kufirit dhe Migracionit në Korçë kanë një ngarkesë të konsiderueshme operacionale, për shkak të flukseve në pikat kufitare dhe kontrolleve ndaj migracionit të parregullt. Në raportimin zyrtar të fundit, Policia bëri me dije se gjatë muajve maj-qershor në këtë qark u trajtuan 47 shtetas të huaj në kuadër të migracionit të parregullt.

Lëvizjet në kupolën drejtuese të strukturave të Policisë vijnë në kuadër të ndryshimeve të fundit organizative në qarqe.

Lexo edhe”

Ndryshime në kupolën e policisë, emërime të reja në Shkodër dhe Malësi të Madhe

Emërime të reja në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në tre qarqe

Reklame