Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me telat e një linje elektrike të tensionit të lartë.

Viktima është identifikuar si Roland Toshi.

Reklame

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e xhaxhait të tij. I riu po punonte për të rregulluar depozitën e ujit, e cila ndodhej mbi tarracën e banesës, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë që kalonin mbi banesë.

27-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Lexo edhe:

Të shtëna në poligonin e qitjes në Mal të Zi/ Vriten 3 persona, policia në kërkim të autorit rus

Lëvizje në kupolën e Policisë/ Vathi merr Kufirin në Korçë, Zhupaj transferohet në Tiranë

Reklame