Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Ulian Shpataraku, është vendosur në qelitë e paraburgimit në Peqin, pas masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar nga GJKKO.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Reklame

Shpataraku u arrestua teksa shoqëronte të shumëkërkuarin Ergys Agasi, i cili ndodhej prej rreth tetë muajsh në kërkim. Ndaj ish-zyrtarit të policisë rëndon akuza për përkrahje të autorit të krimit.

Ai po hetohet gjithashtu në kuadër të dyshimeve për lidhje me grupin kriminal që, sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se drejtohej nga Agasi.

Ndërkohë, Ergys Agasi është izoluar në qelitë e paraburgimit në Bradashesh të Elbasanit, pas arrestimit të tij.

Hetimet për të dyja çështjet vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë rolin dhe lidhjet e personave të përfshirë në dosje.

Lexo edhe:

Arrestohet Ergys Agasi në Durrës, ishte në makinë me ish-policin e shpallur në kërkim Uljan Shpataraku

GJKKO lë në burg Uljan Shpatarakun, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit

Reklame