Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristian Sterjon, 20-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Johan Zukos.
Seanca gjyqësore ka përfunduar pak minuta më parë dhe ka zgjatur rreth 35 minuta. Sterjo është paraqitur në gjykatë nën masa të shumta sigurie.
Reklame
Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi ka mbajtur 20-vjeçari në sallën e gjyqit në lidhje me ngjarjen dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Gjykata, pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe materialeve të paraqitura, ka vendosur që Sterjo të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Lexo edhe:
Korçë/ Arrestohet 20-vjeçari Kristjan Sterjo, dyshohet se vrau Johan Zykon
Korçë/ Gjykata vendos masën e sigurisë për 20-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e shokut të fëmijërisë
Reklame














