Zjarri masiv që përfshiu malin e Krujës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe linjën e tensionit të lartë, duke lënë pa energji elektrike banorët e Lagjes 2 në qytetin e Krujës.
Gjatë natës, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë kërcënuar banesa dhe biznese në zonë. Përveç dëmtimit të linjës elektrike, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në ullishte dhe pemë frutore, ndërsa raportohet se janë prekur edhe disa banesa dhe biznese.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe shuarjen përfundimtare të flakëve.
Situata mbetet në monitorim, ndërsa vijojnë përpjekjet për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara dhe për të rikthyer energjinë elektrike për banorët e prekur.
Lexo edhe:
Ministria e Mbrojtjes: Efektivët në terren përballë zjarreve në Dajt dhe Mallakastër
Rama reagon për zjarret në Krujë: Tre helikopterë të Forcës Ajrore në terren














