Karabinierët italianë kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, të dyshuar për drejtimin e një celule të trafikut të drogës në zonën e Raguzës.

Operacioni u zhvillua pas vëzhgimeve të përsëritura dhe të paplanifikuara në një banesë pranë Via Risorgimento, ku i dyshuari ishte parë duke vizituar shpesh adresën dhe duke u larguar shpejt me makinë.

Reklame

Gjatë ndërhyrjes, karabinierët kapën në flagrancë të riun me dy armë pistoleta pa leje dhe një total prej rreth 10 kg lëndë narkotike, të përbërë nga:

7 kg hashash

2.5 kg ekstazi

55 gramë kokainë (25 + 30 gramë)

Gjithashtu u sekuestruan materiale për prerjen, paketimin dhe tharjen e drogës, 16,700 euro cash brenda një kasaforte muri, veshje të stilit paraushtarak dhe 11 fishekë.

Pas arrestimit, i riu u dërgua në burgun e Raguzës, ku autoritetet gjyqësore të Iblesë do të vlerësojnë nivelin e përgjegjësisë së tij në gjykatë.

Reklame