Më 2 shkurt 2026, rreth orës 17:20, një incident i rrezikshëm u regjistrua në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë. Shtetasi G. K., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, nuk pranoi të kontrollohej në vijën e dytë të kontrollit kufitar dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.
Pas ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, 42-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Automjeti me të cilin tentoi të largohej iu sekuestrua.
Reklame
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme ligjore.
Reklame













