Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë është rikthyer në normalitet. Sipas njoftimit zyrtar, rruga në vendin e quajtur Dragostunjë, e cila ishte bllokuar më herët, tashmë është plotësisht e hapur dhe lëvizja vijon normalisht në të dyja kahet.

Në të gjithë gjatësinë e aksit janë të pranishme shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe njësitë “Shqiponja”, të cilat po monitorojnë situatën për të garantuar mbarëvajtjen e qarkullimit dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Reklame

Për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, respektim të radhës dhe zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim shmangien e ngadalësimeve apo bllokimeve të reja.

Në raste emergjente apo për të denoncuar shkelje të rregullave të qarkullimit që ndikojnë në lëvizjen e lirë të automjeteve, qytetarët ftohen të telefonojnë numrin 112 dhe të kontaktojnë shërbimet e Policisë që ndodhen në terren.

Reklame