Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme kryeqytetin. Një person ka humbur jetën pas një sherri që përfundoi me përdorimin e thikës në një lokal në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Indrit Salimllari, kuzhinier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndërsa autori i dyshuar është Filip Shehu, i cili punonte si picier në të njëjtin ambient. Konflikti mes tyre, që mësohet se kishte nisur prej kohësh për shkaqe personale, ka degjeneruar në dhunë, duke përfunduar tragjikisht me vdekjen e Salimllarit nga goditjet me thikë.

Reklame

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, i cili nuk ka bërë rezistencë. Burime për Report TV bëjnë me dije se Shehu ka deklaruar se ishte bullizuar prej kohësh nga viktima, çka sipas tij çoi në përplasjen fatale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur me detaje rrethanat e konfliktit dhe për të sqaruar motivet që çuan në vrasjen e rëndë në zemër të Tiranës.

Reklame