Policia e Tirana ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar për kryerjen e tre vjedhjeve brenda tre ditëve të fundit në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas policisë, pas denoncimeve të qytetarëve për vjedhje në territoret që mbulohen nga Komisariatet Nr. 1 dhe Nr. 3, u organizua puna hetimore për identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve policore u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi me inicialet M. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka kryer tre vjedhje në ditë të ndryshme:
më 6 mars 2026 ka vjedhur një biçikletë elektrike në Rrugën e Kavajës;
më 7 mars 2026 i ka vjedhur një varëse një shtetaseje në bulevardin “Gjergj Fishta”;
më 8 mars 2026 i ka marrë portofolin një qytetari në rrugën “Avni Rustemi”.
Policia bën me dije se vijon puna për të verifikuar nëse 36-vjeçari është autor edhe i vjedhjeve të tjera në kryeqytet.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.














