12 persona janë arrestuar dhe 19 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, të zhvilluar kundër kryeministrit Edi Rama.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, personat e arrestuar dhe të proceduar dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur efektivët me sende të forta, kanë përdorur lëndë piroteknike dhe bomba molotov, si dhe kanë bllokuar qarkullimin dhe dëmtuar pronën publike.
Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë tubimit u raportuan të paktën 47 persona të lënduar, mes tyre protestues, gazetarë, kalimtarë dhe efektivë policie.
Për shpërndarjen e turmës, policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion. Ndërkohë, nga ana e protestuesve u hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve.
Një tjetër element i ndërhyrjes së policisë ishte përdorimi i dronëve për hedhjen e gazit lotsjellës.
Hetimet dhe procedurat për personat e përfshirë vijojnë, ndërsa akuzat e ngritura ndaj tyre duhet të vlerësohen nga organet e drejtësisë.
Lexo edhe
Parashikimi i motit 29 nëntor. Shi deri në mesditë, borë në verilindje e juglindje
Horoskopi 29 nëntor 2026. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë














