Advertisement

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin Qafë Helmes, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në bashkinë Bulqizë.

Punonjës të Bashkisë Bulqizë dhe Dibër, së bashku me strukturat e emergjencave, janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve. Megjithatë, ndërhyrja nga toka po has vështirësi të mëdha për shkak të terrenit, duke e bërë të pamundur izolimin e plotë të zjarrit.

Reklame

Përballë situatës, ekipet në terren kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, me qëllim goditjen e vatrës dhe frenimin e përhapjes së flakëve.

Vatra në Qafë Helmes është një nga zonat që vijon të kërkojë ndërhyrje të forcave operacionale, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe përhapjen e zjarrit.

Lexo edhe:

Situata e zjarreve në Shqipëri deri në orën 20:00, nga 31 vatra, 11 mbeten aktive

Zjarret në Shqipëri, 33 vatra në 24 orë, 8 mbeten aktive – angazhohen mbi 500 forca

Reklame