Ka nisur protesta në shesh kundër projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, ku qytetarët janë mbledhur për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj zhvillimit të planifikuar në këtë zonë.
Protestuesit kanë drejtuar thirrje kundër qeverisë, të cilën e akuzojnë se është e ndikuar nga interesa të caktuara private dhe individë të veçantë, duke kërkuar ndalimin e projektit.
Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje dhe pankarta të drejtuara ndaj disa biznesmenëve të njohur, përfshirë Shefqet Kastrati dhe Samir Manes, me slogane të tipit “Shteti i Qet Kastratit” ,dhe “Shteti i Samir Manes”, në shenjë kundërshtimi ndaj ndikimit të tyre të pretenduar në vendimmarrje dhe projekte strategjike.
Protesta vjen në një klimë të tensionuar politike dhe sociale, ndërsa debati për zhvillimin e zonës së Zvërnecit vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike.














