Një zjarr ka rënë në një garazh në zonën e Astirit, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë.
Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në objektet pranë. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe po menaxhon qarkullimin për të lehtësuar ndërhyrjen e mjeteve të emergjencës.
Reklame
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë hetimet për të përcaktuar rrethanat që çuan në shpërthimin e flakëve.
Më shumë detaje priten në vijim, teksa operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon.
Reklame














