Një zjarr ka rënë në Fushë Krujë, ku flakët kanë përfshirë disa kazanë mbeturinash pranë një zone të banuar, duke shkaktuar alarm te banorët dhe bizneset përreth.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Krujës bëri të mundur izolimin e vatrës së zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe subjekteve pranë zonës së rrezikut.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është favorizuar edhe nga erërat e forta, të cilat kanë vështirësuar ndërhyrjen në momentet e para.
Fatmirësisht, pas punës së efektivëve zjarrfikës, situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe zjarri është shuar.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të nisin verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.













