Kandidatja e pavarur e krahut të majtë Catherine Connolly triumfoi në zgjedhjet presidenciale irlandeze me një fitore dërrmuese, duke marrë 63% të votave përballë sfidantes së saj në garë Heather Humphreys që mori vetëm 29.5%.

Numri i votave të pavlefshme në këto zgjedhje arriti nivele shumë të larta, pasi një numër i madh votuesish shprehën zemërim për zgjedhjen e kandidatëve në fletën e votimit dhe përjashtimin e disa të tjerëve.Catherine Connolly, një deputete e pavarur me mbështetjen e një baze të gjerë partish dhe politikanësh të krahut të majtë, përfshirë partinë kryesore të opozitës, Sinn Fein, është Presidentja e dhjetë e Republikës së Irlandës.

Reklame

Ajo është kritike ndaj Shteteve të Bashkuara dhe BE-së dhe mban qëndrime pro-Palestine.

Lexo edhe:

Marbella, nyja e kokainës në Europë/ Gazetari spanjoll: Grupet shqiptare kanë rol drejtues

Çmimi i lartë i naftës, protesta të dhunshme në Irlandë

Reklame