Një arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak, që dyshohet se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale, është zbuluar nga Policia e Durrësit në Manzë.

Në pranga ka rënë një 20-vjeçar me inicialet E.P., banues në Manzë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh.

Reklame

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 pistoleta, një armë automatike model 56 (kallashnikov), një armë gjahu, 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, një targë automjeti italiane dhe një aparat celular.

Policia dyshon se armët mund të kenë shërbyer për furnizimin e grupeve kriminale, ndërsa ato do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Shkodër/ Operacioni “Kalibri”, arrestohet 21-vjeçari, policia sekuestron 4 armë dhe municion

Kapet në tunelin e Skërficës me 4 pistoleta, policia: Armët do t’i shiteshin një grupi kriminal në Sarandë

Reklame