Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona për shkeljet të ligjit për lojërat e fatit.
Në kuadër të operacionit “Game Over”, të zhvilluar, në lagjen “24 Maji” janë vënë në pranga A. L., 32 vjeç, dhe S. T., 42 vjeç.
Reklame
Këta dy persona kishin përshtatur ambientet e një lokali për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Në fund të operacionit u sekuestruan7 pajisje kompjuterike, një valixhe me çipsa dhe një përforcues metalik grushti.
Gjithashtu, gjatë verifikimeve rezultoi se shtetasi A. L. ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Reklame














