Një vjeshtë e nxehtë dhe me ‘temperatura të larta politike’ e pret vendin sipas liderit të opozitës, Sali Berisha. Në fjalën e tij, ai deklaroi se e gjithë vëmendja dhe energjia e opozitës do të fokusohet te misioni për largimin sa më të shpejtë të Edi Ramës nga pushteti dhe krijimi i një qeverie teknike kujdestare.

I pyetur nga gazetarët mbi aksionin në terren, Berisha konfirmoi se protestat, të cilat aktualisht janë sporadike, do të përshkallëzohen në lëvizje masive, duke theksuar se asnjë forcë nuk mund ta ndalë këtë valë kundër rrokullisjes së thellë të vendit në krizë.

Reklame

DEKLARATA

Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon! Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind. Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë.

Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit. Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë. Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm.

Është thirrur për emergjencë Aleks Soros. Po se çfarë mund t’i bëjë një kufome të pakallur, le ta shohin. Shqiptarët në mënyrë përfundimtare i kanë dhënë verdiktin Edi Ramës.

Vjeshta do të jetë vjeshta e temperaturave më të larta politike. Opozita do të jetë e tëra në misionin e saj, largimin sa më shpejt të Edi Ramës, qeverinë kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lexo edhe:

Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Do t’ju shterojë ujin! Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, ndaj Kosovës

Berisha: Sondazhet e fundit tregojnë rënie të PS në 29%, Rama qëndron nën partinë

Reklame