Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, e akuzuar për vjedhjen e 700 mln lekëve nga fondi i pensioneve dhe ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë.

Në masën e arrestit në shtëpi u lanë dy ish-vartёset e saj, ish-arkëtarja Paola Danaj dhe ish-shefja e financës, Valbona Duni.

Reklame

Pavarësisht pretendimeve të të dyshuarave, Apeli ka vlerësuar se duhet të qëndrojnë në masa shtrënguese, për shkak se ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se Mataj dhe ish-vartёset e saj janë të implikuara në vjedhjen e shumës së madhe të parave, e cila deri më tani nuk dihet se ku ka përfunduar.

Lexo edhe:

Mbi 700 mijë euro të zhdukura në Postën e Durrësit, arrestohet ish-drejtoresha! Dyshohet se paratë përfundonin në bixhoz

Zhdukja e 700 mijë € nga Posta Shqiptare në Durrës, “arrest me burg” për ish-drejtoreshën

Reklame