Festim Bexhdili ka depozituar sërish një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 25 korrik 2025, që e dënoi me burg për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ilir Panda është caktuar relator i çështjes nga shorti elektronik në shkallën e tretë të gjyqësorit. Gjykata pritet të caktojë së shpejti datën e shqyrtimit të rekursit.

Reklame

Bexhdili ishte shpallur fajtor për një sërë veprash penale, përfshirë:

“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” me pasoja vdekjen, në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim;

“Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në bashkëpunim;

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Reklame