Dy turistë gjermanë humbën rrugën mbrëmjen e 13 shtatorit në një terren malor pranë Qafë Mollës, pas malit të Dajtit, por u lokalizuan dhe u nxorën në siguri nga Policia e Tiranës.

Ngjarja u raportua rreth orës 20:15, kur policia mori njoftim se dy turistët kishin humbur orientimin dhe kishin nevojë për ndihmë.

Reklame

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan menjëherë kërkimet në zonën malore për gjetjen e tyre.

Pas ndërhyrjes, dy turistët u lokalizuan në një terren të vështirë. Efektivët iu dhanë ndihmën e nevojshme dhe i shoqëruan jashtë zonës ku kishin humbur rrugën.

Të dy turistët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas shpëtimit falënderuan efektivët për reagimin dhe asistencën.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve dhe turistëve që në çdo situatë emergjente të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

 

Lexo edhe:

DITA E 105 E PROTESTËS/ Diaspora merr drejtimin, anulon marshimin: “Do të qëndrojmë 24 orë para Kryeministrisë”

Përplasje mes policisë dhe protestuesve pranë shkollës “Qemal Stafa”, dhjetëra të shoqëruar

Reklame