Advertisement

Një ngjarje e rëndë që tronditi Gjirokastrën ka çuar në arrestimin e pronarit të kompleksit “Glow”, Ermal Koko, pas humbjes së jetës së një 15-vjeçari në pishinën e këtij kompleksi.

Sipas informacioneve paraprake, arrestimi është kryer nga policia në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ndaj Kokos është ngritur dyshimi për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

Reklame

Prokuroria po verifikon nëse ambienti ku ndodhi ngjarja përmbushte standardet e kërkuara të sigurisë, si dhe nëse ishin marrë masat e nevojshme për ndërhyrje të menjëhershme në raste emergjente.

Ndërkohë, mësohet se Ermal Koko është bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në humbjen tragjike të jetës së të miturit.

Reklame