Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tushemisht, ku një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punimeve në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Kristaq Çulaku. Mësohet se 63-vjeçari ishte duke kryer punime për riparimin e banesës, kur është goditur nga një gur fleksibël që dyshohet se është thyer gjatë punës.
Për shkak të plagëve të marra, Kristaq Çulaku është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të dokumentuar rrethanat e plota të aksidentit.
Trupi i pajetë i 63-vjeçarit është transportuar në morg, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë me saktësi dinamikën e ngjarjes së rëndë.
Lexo edhe:
Aksident tragjik në Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 32-vjeçari nga Vlora (EMRI)














