Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klos, ku një alpinist ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Mat, në afërsi të Urës së Vashës.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 39-vjeçar, i cili ndodhej së bashku me një grup personash në zonë. Dyshohet se në momentin e incidentit ai po fotografonte grupin, kur ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe ka rënë në lumin Mat.

Reklame

Menjëherë pas ngjarjes, banorët e zonës nisën kërkimet për ta gjetur, ndërsa në ndihmë mbërritën edhe shërbimet e Policisë dhe palombarët.

Operacioni i kërkimit vijon ende, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit nga lumi.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një aksident tragjik të ndodhur gjatë aktivitetit në natyrë.

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

Aksident te “Ura e Vashës” në rrugën e “Arbrit”, një makinë përplaset me furgonin

 

Reklame