Është tensionuar situata në protestën e thirrur pasditen e sotme nga Partia Demokratike e Shqipërisë në Tiranë.
Pasi përfunduan grumbullimin dhe fjalimet përpara Kryeministria e Shqipërisë, protestuesit janë zhvendosur drejt Ministria e Brendshme e Shqipërisë.
Marshimi i tyre është bllokuar nga forca të shumta të Policia e Shtetit, të cilat kanë përdorur ujë me presion për të ndalur avancimin e turmës.
Në kundërpërgjigje, protestuesit kanë hedhur shishe molotov, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e tyre dhe rikthimin pas.
Ndërkohë, raportimet nga terreni bëjnë me dije se disa prej rrugëve kryesore në kryeqytet janë bllokuar si pasojë e protestës dhe lëvizjeve të opozitës.
Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar.















