Pasi Kroacia bllokoi dhe asgjesoi 14.7 ton speca të kuq nga Shqipëria, Ora News zbulon atë që institucionet shtetërore tentuan ta fshehin.
Investigimi hedh dritë mbi emrat e fermerëve që përdorën preparatet e ndaluara duke zbuluar njëkohësisht dështimin e strukturave shtetërore. për të kontrolluar nese specat qe u bllokuan nga Krocia po shiten lirshëm në tregun shqiptar.
Ora News mëson zyrtarisht se jane 2 fermere nga qytate te ndryshme te vendit qe i kane kultivuar specat me pesticidin e ndaluar. Me konkretisht:
1. Danjel Tafa me adresë në fshatin Linas, Qarku Elbasan – i cili ka prodhuar dhe shitur 7,500 kg speca të kuq.
2. Gani Shermadhi me adresë në fshatin Lumas, Qarku Berat – i cili ka prodhuar dhe shitur 7,230 kg.
Sasia e specave prej 14,730 kg u grumbullua dhe u ble përmes faturave tatimore nga subjekti eksportues “Marjus Saraçi” (“MARJO-EXPORT”), i cili e tregtoi atë drejt Kroacisë .
Ndonëse ngarkesa e destinuar për Kroacinë u bllokua dhe u asgjesua, pyetja qe ngre çdo konsumator shqiptar është: Çfarë u bë me sasinë tjetër të specave që këta dy fermerë kanë vjelë nga arat e tyre në Elbasan dhe Berat përgjatë këtij muaji?
AKU pranon se nuk ka kryer asnjë inspektim dhe asnjë marrje mostrash në arat apo magazinat e këtyre fermerëve për të verifikuar nëse produktet e rrezikshme po shiten në tregun e brendshëm shqiptar.
Ky institucion ia ka pasuar topin Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve per kontrollet dhe marrjen e masave përkatëse në ferma.
Teksa Bashkimi Evropian dhe Kroacia mbrojnë qytetarët e tyre përmes analizave, konsumatori shqiptar është tërësisht në mëshirë të fatit.
Sot, askush nuk garanton dot, nëse specat e trajtuar me pesticidin Proquinazid nga këta dy fermerë po shiten lirshëm në tregjet e Tiranës, Elbasanit apo Beratit, duke përfunduar direkt në pjatat e familjeve shqiptare.
Lexo edhe
“Kullat e drogës lulëzojnë, industria po shkatërrohet”/ Berisha sulmon Ramën: “Ndërtoi narkoshtetin”














