Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur ditën e sotme vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Trupi gjykues vendosi ta deklarojë atë fajtor, duke e dënuar me 100 orë punë në interes publik.

Reklame

Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i kërkoi gjykatës shpalljen fajtor të Shkrelit për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Për Shkrelin, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Kristjan Shkreli u mor i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në vota në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.

Lexo edhe

90 kg kokainë mes lëkurëve të gjedhit, SPAK kërkon 121 vite burg për 10 të pandehurit (EMRAT)

“Askush nuk është mbi ligjin”! Ambasadori amerikan në SPAK: Ndiqni provat, ndiqni paratë!

Reklame