Advertisement
SPAK pritet të ankimojë vendimin për lirimin e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri, dhe ish-prokurorit Xhehavir Lita, të cilët një ditë më parë u lanë të lirë pasi gjykata vendosi shuarjen e masave të dënimit të dhëna më herët ndaj tyre.
Burime nga organi i posaçëm bëjnë me dije se prokurorët po presin vendimin e zbardhur, për ta çuar çështjen në Apelin e Posaçëm, ku do të kërkohet burgosja e tyre.
Reklame
Vendimi i djeshëm i gjykatës, që solli lirimin e Bistrit dhe Litës, pritet të kundërshtohet fort nga SPAK, ndërsa procedurat e ankimit pritet të nisin sapo të përfundojë zyrtarizimi i vendimit.
Reklame














