Në emisionin Shqipëria Live është diskutuar sot një fenomen i pretenduar që lidhet me takime speciale në ambientet e burgjeve në vend, ku janë hedhur aludime për përfshirje të personazheve publikë.

Gazetari Ervin Dushi ka bërë një deklaratë gjatë emisionit, duke pretenduar se mes gazetarëve qarkullon një video që, sipas tij, përmban pamje komprometuese të realizuara brenda një burgu, ku dyshohet se janë të përfshirë persona të njohur dhe të dënuar.

Reklame

Sipas tij, materiali nuk është i ri në qarkullim dhe është përdorur në kontekste të ndryshme mes palëve të përfshira në konflikt me njëra-tjetrën.

“Ju e dini që ekziston një video mes gazetarëve… qarkullon dhe ekziston. Emrat qarkullojnë sado që përpiqen t’i mbajnë të fshehtë”, është shprehur ai, duke shtuar se, sipas pretendimeve të tij, në disa raste materialet mund të përdoren si mjet presioni apo hakmarrjeje mes individëve të përfshirë.

Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga institucionet për ekzistencën apo përmbajtjen e një materiali të tillë, ndërsa deklaratat mbeten në nivel pretendimesh të bëra në studio televizive.

Reklame