Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, të cilën e cilësoi si protestën e 35-të kombëtare qytetare.

Përmes një videomesazhi, Berisha deklaroi se protesta kishte një simbolikë të ngjashme me ngjarjet e 20 Shkurtit 1991, duke pretenduar se protestuesit i organizuan kryeministrit Edi Rama një “funeral politik”. “Mbrëmë qindra mijëra shqiptarë, të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe mbarë bota, ripërsëritën 20 Shkurtin e vitit 1991. Mbrëmë protestuesit përmbysën, para zyrave të tij, shtatoren e narkodiktatorit Edi Rama dhe i organizuan, me simbolizma, funeralin e tij politik”, u shpreh Berisha.

Reklame

Kreu i PD-së kritikoi edhe reagimin e kryeministrit pas protestës, duke thënë se, sipas tij, Rama nuk reflektoi ndaj kërkesave të qytetarëve.

Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe zbatimin e pesë kërkesave të paraqitura nga protestuesit, të cilat, sipas tij, përkojnë edhe me qëndrimet e Partisë Demokratike.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e PD-së për protestat qytetare dhe u bëri thirrje autoriteteve të lirojnë personat e arrestuar gjatë protestave të fundit.

Në fund të deklaratës së tij, Berisha paralajmëroi qeverinë të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve, duke theksuar se, sipas tij, përballja me qytetarët nuk mund të zgjidhet përmes forcës.

Berisha dënon ndërhyrjen e policisë në protestë: Lironi menjëherë protestuesit e shoqëruar

Berisha: “Përgjaket protesta, narkopolicia lan duart si Pilati”

Reklame