Advertisement
Gjykata e Shkodrës ka dënuar dy prej të dyshuarve si anëtarë të grupit kriminal Bajri.
Izmir Sakicaj u cilësua fajtor për akuzat “Prishja e qetësisë publike” dhe “armëmbajtje pa leje“ dhe u dënua me 4 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i reduktohet në 2 vite e tetë muaj.
Reklame
Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi u dënuan për të njëjtat akuza me 16 muaj burgim secili.
Tre të dyshuarit janë cilësuar fajtorë për ngjarjen e 3 qershorit 2024, ku dhunuan me sende të forta Vladimir Bruçin për një vendparkim.
Reklame














