Në Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë, duke krijuar kushte tipike dimërore në këtë aks malor.

Aktualisht, në terren po punojnë njëkohësisht dy borëpastruese për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme. Sipas autoriteteve, qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme, pavarësisht reshjeve të dendura.

Reklame

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës, çka mund të sjellë vështirësi në qarkullim dhe sfida shtesë për mjetet borëpastruese. Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa grupet e punës dhe mjetet janë të angazhuara në terren për të garantuar sigurinë dhe kalueshmërinë e aksit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të pajisen me zinxhirë nëse udhëtojnë drejt këtij segmenti dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave në terren.

Kjo arterie malore, e frekuentuar sidomos gjatë sezonit dimëror, kërkon vëmendje të shtuar në kushte të përkeqësuara atmosferike.

Reklame