Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat dhe debatet e fundit lidhur me investimin në Zvërnec, duke deklaruar se kritika ndaj qeverisjes është e nevojshme, por sipas tij bëhet problematike kur shndërrohet në identitet politik.

Gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se në Shqipëri shpesh politika nuk bëhet për të zgjidhur problemet, por për të siguruar që ato të vazhdojnë të ekzistojnë.

Reklame

“Kur kritika bëhet identitet dhe kur njeriu nuk lufton më që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë. Sepse kur problemi zgjidhet, duhet të gjendet një problem tjetër”, u shpreh kryeministri.

Sipas Ramës, në debatet publike rëndësi nuk ka objekti i kundërshtimit, por mbajtja gjallë e konfliktit. Ai renditi si shembuj projekte, ligje, aleanca apo ngjarje të ndryshme, duke theksuar se “motori nuk duhet të pushojë”, pasi sipas tij, kur konflikti mbaron, mungon edhe “lënda djegëse” e debatit.

Deklaratat e kreut të qeverisë vijnë në kulmin e protestave dhe reagimeve kundër projektit të investimit në Zvërnec, i cili ka nxitur debate të forta politike dhe publike gjatë javëve të fundit.

Reklame