Edi Rama do të mbledhë paraditen e kësaj të shtune (21 nëntor), Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Në fokus të takimit pritet të jetë organizimi i strukturave të PS-së në kryeqytet dhe strategjia për garën e ardhshme elektorale, ku Bashkia e Tiranës mbetet një prej sfidave kryesore për socialistët.

Reklame

Mbledhja vjen vetëm një javë pas Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku Rama vendosi shkarkimin e Erion Veliajt nga drejtimi politik i socialistëve në Tiranë. Në vend të tij, drejtimi organizativ i strukturave në kryeqytet iu besua ministrit Ervin Demo dhe zv.kryeministres Albana Koçiu.

Takimi i sotëm pritet të zhvillohet në orën 11:00, me dyer të mbyllura, ndërsa mbetet e paqartë nëse kryeministri do të japë sinjale konkrete për emrin që socialistët do të propozojnë për kandidat për Bashkinë e Tiranës. Deri më tani, PS nuk ka zyrtarizuar një kandidaturë për kryeqytetin.

Lexo edhe

Një ditë para Asamblesë, Rama mbledh ekipin! Çfarë pritet të ndodhë në PS?

Veliaj i kthehet kupolës së PS-së: Pushtetin e morët me sakrificat tona, tani na harruat!

Reklame