Advertisement

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, në orarin 23:00–05:00, do të ketë bllokime të përkohshme të korsive në të dyja drejtimet e aksit Tiranë–Durrës, për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë në mbikalimin e ri të Kasharit.

Gjatë orëve të punimeve, qarkullimi do të menaxhohet përmes rrugëve alternative.

Reklame

Tiranë–Durrës: Mjetet do të devijohen nga rampa provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë në rrugën dytësore, për t’u rikthyer më pas në autostradë.

Mjetet e rënda: Kamionët do të devijohen që nga nyja “Casa Italia”, përmes rrugës dytësore.

Durrës–Tiranë: Qarkullimi do të devijohet përmes mbikalimit Kashar–Thumanë, më pas në rrugën dytësore dhe do të rikthehet në autostradë pas mbikalimit të Kasharit.

Ndërkohë, mjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën do të orientohen që në mbikalimin Kashar–Thumanë.

ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të ndjekin sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit në terren, si dhe të planifikojnë paraprakisht itinerarin për të shmangur vonesat.

Lexo edhe:

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH: Ja si do të devijohet trafiku më 14 dhe 15 gusht

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH: Ja si do të devijohet trafiku më 14 dhe 15 gusht

Reklame