Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson 20 shkurtin si “ditën e rrëzimit të diktatorëve”, duke i dhënë protestës një simbolikë politike dhe historike.

Reklame

Në reagimin e tij, kreu i PD-së akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor ligjin si instrument për të dëmtuar qytetarët.

“20 Shkurti është dita e rrëzimit të diktatorëve! Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur! TË GJITHË NË SHESH SOT, ORA 18:00!”, shkruan Berisha.

Protesta pritet të zhvillohet në mbrëmje, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për mobilizim të gjerë të mbështetësve të opozitës.

Reklame