Forca të shumta të Policisë së Tiranës kanë rrethuar Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së sotme parlamentare, duke vendosur një perimetër sigurie përreth godinës.
Masa është marrë për të penguar afrimin e protestuesve pranë hyrjeve të Kuvendit, ndërsa efektivët janë pozicionuar përgjatë perimetrit të sigurisë.
Prej muajsh, Kuvendi është përballur me protesta dhe reagime të ashpra qytetare, me protestuesit që kërkojnë largimin e mazhorancës nga pushteti.
Edhe gjatë seancës së sotme, prania e shtuar e forcave të policisë tregon masat e marra për garantimin e sigurisë së godinës dhe zhvillimin e seancës parlamentare.
Lexo edhe
Moti sot 17 shtator/ Diell dhe vranësira të pakta, ja çfarë pritet gjatë ditës
Horoskopi 17 shtator/ Nga dashuria te paratë, si do shkojë dita për secilën shenjë














