Sot është dita e vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së. Në orën 10:00, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë vendimin e shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Pas një procesi të gjatë gjyqësor, trupi gjykues do të bëjë publik verdiktin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Në Prishtinë, qytetarë dhe mbështetës janë mbledhur në shesh për të ndjekur zhvillimet. Mesazhi i tyre është shprehur me thirrjen:
“Na i ktheni djemtë n’shpi!”
Edhe në Hagë ka prani të familjarëve dhe mbështetësve të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa situata është shoqëruar me tensione dhe masa të shtuara sigurie.
Prokuroria e Specializuar ka kërkuar nga 45 vite burgim për secilin prej katër të akuzuarve. Vendimi i sotëm do të përcaktojë qëndrimin e trupit gjykues në shkallën e parë.
Vëmendja tashmë është përqendruar te ora 10:00, kur pritet të nisë shpallja e vendimit në Hagë.
Lexo edhe:
Konjufca në Hagë: Presim vetëm një vendim, lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së mbërrijnë në Hagë, presin vendimin














