Partia Demokratike do të mbledhë të mërkurën, më 15 korrik, Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet ekipi i ri që do të asistojë kryetarin Sali Berisha në drejtimin e forcës politike.
Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00 dhe pika kryesore e rendit të ditës është zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë.
Konkretisht, Këshilli Kombëtar do të votojë për:
- Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike;
- Nënkryetarët e Partisë Demokratike;
- Anëtarët e Sekretariatit të PD-së;
- Komisionin e Apelimit të Partisë Demokratike.
Në njoftimin drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, kryetari i këtij organi falënderon anëtarët për besimin dhe shpreh angazhimin për bashkëpunim në funksion të forcimit të Partisë Demokratike.
Përveç zgjedhjes së ekipit drejtues, në rendin e ditës është parashikuar edhe pika “Të tjera”, ku mund të diskutohen çështje të organizimit dhe funksionimit të partisë.
Kjo mbledhje vjen pas asaj të 1 korrikut, kur Këshilli Kombëtar zgjodhi kryetarin e këtij organi dhe 20 anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike, duke vijuar procesin e plotësimit të strukturave drejtuese pas zhvillimeve të fundit brenda partisë.
PD: Mbi 20% e të rinjve shqiptarë janë jashtë arsimit dhe tregut të punës














